Telegrafi

Konsumoi kokainë mbi varrin e Escobarit: “Më ndanë nga familja, po kërcënohem për jetë” (Foto)

Steven Semmens ishte bërë lajm para disa muajsh, pasi shpërndau një video, ku shihet duke konsumuar kokainë mbi varrin e lordit të drogës Pablo Escobar, që ndodhet në Itagui të Kolumbisë.

Veprimi që bëri 35-vjeçari nga Swansea e Wales, bëri që gjithçka të kthehej kundër tij, deri në ndarjen prej familjes dhe kërcënimeve me vdekje, transmeton Telegrafi.

“Më dukej interesant në atë kohë, por tani që shkatërrova familjen dhe po kërcënohem, jam penduar së tepërmi”, ka thënë Semmens.

Semmens mbi varrin e Escobarit

Kur videoja u shpërnda në internet, autoritet e sigurisë e përzunë dhe ia ndaluan hyrjen në Kolumbi për pesë vjet, megjithëse aty jeton e dashura e tij dhe dy vajzat e tyre.

“Qetha flokët dhe u rrova, që të ndryshoja pamjen, por të gjithë më njihnin dhe duhet të qëndroja mbyllur. Më kërcënojnë gjithnjë, nëpër llogaritë e rrjeteve sociale”, ka thënë ai, duke i kërkuar falje popullit kolumbian.

Në fakt, në varrin e Escobarit duket se shkojnë shumë konsumues kokaine dhe e bëjnë të vetmin veprim sikur Semmens, në shenjë respekti ndaj lordit të dikurshëm të drogës. /Telegrafi/