Site icon Telegrafi

Konsumimi i përditshëm i aspirinave e zvogëlon rrezikun e kancerit

Miliona amerikanë konsumojnë doza të vogla të aspirinës çdo ditë për shëndet më të mirë të zemrës. Duke e bërë këtë, ata gjithashtu mund të jenë duke i zvogëluar rreziqet e vdekjes nga lloje të ndryshme të kancerit – të paktën kështu thotë një studim i ri.

Hulumtuesit e studimit në fjalë kanë zbuluar se në mesin e më shumë se 130,000 personave nga SHBA, ata të cilët rregullisht kishin konsumuar aspirinë kishin qenë 7 deri 11 për qind më pak të prirë të vdesin nga kanceri përgjatë dekadave të ardhshme, transmeton Telegrafi.

Rreziqet e të vdekurit nga kanceri i zorrëve, gjirit, prostatës dhe – për meshkujt – kanceri i mushkërive kishin qenë shumë më të vogla në mesin e konsumuesve të aspirinës.

Zbulimet tregojnë se aspirina ka veti antikanceroze, por hulumtuesit gjithashtu kanë theksuar se njerëzit nuk duhet të fillojnë të përdorin aspirinë çdo ditë me shpresën se do ta shmangin kancerin.

Edhe USPSTF (Task Forca e SHBA-së për Shërbime Parandaluese) rekomandon se disa persona duhet të konsiderojnë përdorimin e dozave të vogla të aspirinës për t’i zvogëluar rreziqet e kancerit të zorrëve – e gjithashtu shmangien e sëmundjeve të zemrës.

Më specifikisht, task forca sugjeron se njerëzit të cilët janë në vitet e tyre të 50’ta apo 60’ta të konsultohen me doktorin para se të marrin ndonjë vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version