Telegrafi

Konsumimi mesatar i alkoolit dhe gurët biliarë

Shkencëtarët nga University of East Anglia, për kërkesat e studimit kanë grumbulluar të dhënat nga 25.000 participantë të moshave ndërmjet 45 dhe 74- vjeç për një periudhë kohore dhjetë vjeçare.

Autorët e studimit pohojnë se gurët biliarë paraqiten shumë më shpesh, mirëpo paraqitja e simptomave ndodh vetëm në 30% të rasteve.

Ndikimi pozitiv i alkoolit në reduktimin e rrezikut nga gurët biliarë, sipas shkencëtarëve, bazohet në zvogëlimin e pranisë së kolesterolit në bilë.

Ky studim ka treguar se rreziku më të madh të paraqitjes së gurëve biliarë kanë të moshuarit mbi 60 vjeç, ndërsa në 2/3 e rasteve paciente janë femrat.

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e gurëve biliarë janë shtatzënia, zvogëlimi i shpejtë i peshës trupore, marrja e disa barnave etj.