Një nga dilemat që e përcjellë thuajse secilën grua gjatë periudhës së shtatzënisë, është përdorimi i medikamenteve.
Është shumë e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi të veçantë medikamenteve që merrni gjatë kohës kur jeni shtatzënë, e sidomos në tre mujorin e parë, e cila është një periudhë kyçe për zhvillimin e bebes tuaj.
Nëse jeni duke marrë medikamente para se të mbeteni shtatzënë, duhet të siguroheni nga doktori juaj që jeni në rrugë të sigurt dhe që nuk ka dëme nga barërat që keni konsumuar.
Kur jemi tek medikamenet, padyshim që janë antibiotikët ata për të cilët është një dyshim nga shtatzënat se a guxojnë të merren apo jo?
Sipas gjinekologes Borovci, sa i përket medikamenteve gjithmonë duhet të kuptohet që në shtatzëni preferohet përdorim minimal, por ka situata që nuk mund të evitohen.
“Te marrja e antibiotikëve duhet të kemi kujdes të bazohemi në antibiogram. Në studimet e fundit kemi pa që disa antibiotik kalojnë barrierën placentale dhe e dëmtojnë frytin andaj edhe duhet të kemi shumë kujdes”, shpjegon gjinekologia Borovci.
Shumë e rëndësishme të thuhet është se një grua shtatzënë gjithmonë duhet të konsultoj mjekun para përdorimit të preparateve në lëkurë . E në rastet kur duhet të përdorim preparatet e nevojshme çdo here duhet bëhet nën përkujdesjen e mjekut duke mësuar se çka guxon të përdoren, cila është sasia e duhur e përdorimit dhe si duhet përdorur.
Përgjigjet për këto do t’i jap dermatologia Nexhmije Kusari, në emisionin Ninullë, të cilin mund ta ndiqni në videon e më poshtme.
https://www.youtube.com/watch?v=ema3Ai4dDO0