Telegrafi

Konsumimi më i paktë i kripës shpëton jetë

Në këtë mënyrë çdo vit do të parandaloheshin 66 mijë sulme në tru dhe 99 mijë sulme në zemër, si dhe sistemi shëndetësor amerikan do të kursente 24 miliardë dollarë harxhime, kanë bërë të ditur studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë.

Sipas fjalëve të tyre, efekti pozitiv i uljes së konsumimit të kripës do të ishte i krahasueshëm me uljen e numrit të duhanpirësve për 50%, uljen e dukshme të personave të mbipeshë ose me zvogëlimin e konsumimit të përgjithshëm të barnave të dedikuara për uljen e kolesterolit në gjak.

Konsumimi i tepruar i kripërave çon në presion të rritur të gjakut dhe zhvillim të sëmundjeve të zemrës. Gati 80% të konsumimit ditor të kripës i vishet ushqimit të gatuar./Telegrafi/