Konsumimi i perimeve si lakra dhe brokoli mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të kancerit në zorrë të trashë, thotë një studim i ri.
Hulumtimet e kryera nga Instituti Francis Crisk në Londër kanë zbuluar se disa kimikale që prodhohen në këto perime mund ta zvogëlojnë inflamacionin në lukth dhe zorrë, kësisoj duke i ulur rreziqet për kancer në zorrë të trashë, transmeton Telegrafi.
Studimi, i cili është publikuar në revistën mjekësore ‘Immunity’, ka eksploruar përfitimet shëndetësore të një diete të pasur me indol-3-karbinol (I3C).
I3C prodhohet në trup kur perimet nga klasa Brassica treten.
Perimet e tilla përfshijnë brokolin, lakrën, lulelakrën, etj.
Përmes eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se prezenca e I3C-së është e aftë ta parandalojë inflamacionin e zorrës së trashë dhe kancerin duke e aktivizuar një proteinë të quajtur AHR. /Telegrafi/