Telegrafi

Konsumimi i ujit zvogëlon migrenën

Nëse herë pas here vuani nga kokedhembjet, tabletat lini anash dhe konsumon i një gotë ujë.

Konsumimi i ujit mund ta zvogëlojë edhe shfaqjen e migrenës. Shkencëtarë holandezë kanë arritur ta zbulojnë se një gotë ujë brenda ditës mjafton për t’i zbutur dhembjet, si dhe ta përmirësojnë kualitetin e jetës së atyre që vuajnë sidomos nga migrena.

"Ka shumë njerëz që mund të kenë dobi nga konsumim i ujit, prandaj, sipas ekspertëve, është krejt e natyrshme që kjo t’u sugjerohet atyre që kanë probleme me dhembjet e kokës. Këta pacientë për pak kohë do të shohin nëse vjen deri te përmirësimi", tha Mark Spigt.

Disa mjekë që merren me migrenë mendojnë se ndoshta është fjala për efektin placebo, por e kanë pranuar se shumë njerëz, pasi ta kenë konsumuar ujin, ndihen më mirë. /Telegrafi/