Telegrafi

Konsumimi i prodhimeve vendore po rritet

Konsumi i prodhimeve vendore është rritur ndjeshëm në Kosovës ky rezultat ka dal nga një anketë të zhvilluar nga Novus Counsulting me porosi të Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Sipas këtij hulumtimi, 65 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se preferojnë prodhimet vendore.

Në këtë prezantim, ishte e pranishme edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila u shpreh e impresionuar me të gjeturat e këtij hulumtimi.

“Ne si Qeveri e Kosovës e kemi mirëpritur themelimin e Klubit të Prodhuesve. Unë mendojë që rezultatet e tilla kanë nevojë për hulumtim të mëtutjeshëm. Më bëri shumë përshtypje kur thuhet se 65% e shportës së konsumatorit mbushet me prodhime vendore. Të dhënat nga ky hulumtim janë shumë relevante ku i njoftojnë prodhuesit se nga të orientohen. Është mirë që konsumatorët janë të informuar rreth produkteve vendore por ka shumë hapësirë që produktet vendore të promovohen sa më shumë”, tha ministrja Bajrami.

Për Visar Kelmendin, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, hulumtimi është bërë me qëllimin që të dihet se çfarë përceptimi kanë konsumatorët për prodhimet vendore dhe prodhuesit.

“Tash e 16 vite perceptimi i konsumatorëve në Kosovë për kualitetin e prodhimeve shkon në favor të produkteve të importuara. Ne po mundohemi që ti gjejmë arsyet dhe shkakun se pse ka ardhur deri te ky perceptim. Gjithashtu duam të dimë se çfarë duhet të bëjmë të gjithë prodhuesit së bashku për me ndërruar këtë perceptim”, ka thënë Kelmendi.

Rezultatet e hulumtimit, sipas Agon Nixhës nga Novus Consulting, tregojnë se shumica e respodentëve (rrethë 65%) e vlerësojnë origjinën e produkteve të cilat i konsumojnë, ndërsa 76% e tyre u besojnë më shumë produkteve vendore.

Sa i përket sjelljes së konsumatorëve ndaj prodhimeve vendore sipas hulumtimit 65% të konsumit të respodentëve e përbëjnë prodhimet vendore, ndërsa 35% prodhimet e huaja.

Të anketuarit gjithashtu janë deklaruar se konsumi i prodhimeve vendore është rritur në krahasim me vitin e kaluar.
Konsumuesit gjithashtu janë shprehur se arsyeja kryesore se pse konsumojnë prodhime vendore është patriotizmi. Por ata mendojnë se cilësia e ulët është arsyeja kryesore pse ata nuk blejnë prodhime vendore.

Gjithashtu gjatë prezantimit të hulumtimit u tha se prej prodhimeve vendore më së shumti konsumohen produktet ushqimore dhe uji, ndërsa më së paku pijet alkoolike dhe produktet e ndërtimtarisë.

61 % e respodentëve të kësaj ankete thonë se kanë përshtypje të mirë për prodhimet vendore megjithatë këshillojnë që cilësia duhet të përmirësohet.

Po ashtu thuhet se kampanjat kanë pasur rrol pozitiv në rritjen e konsumit të prodhimeve vendore.

Respodentët janë deklaruar se televizionet dhe rrejtët sociale janë mjetet kryesore të informimit për prodhimet vendore.
Rreth 13 e të anketuarve besojnë se Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare deri diku i mbështesin prodhimet vendore.
Ndërsa, shumica dërmuese e respodentëve (98%) mendojnë se konsumi i prodhimeve vendore përmirëson zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu u tha se konsumi i prodhimeve vendore ka më së shumti ndikim në përmirësim të punësimit. /lajmi.net/Telegrafi/