Telegrafi

Konsumimi i matur i alkoolit ul rrezikun për diabet

Të dhënat e mbledhura nga 35 mijë persona të hulumtuar nga mosha 20 deri në 70 vjeçare të publikuara në American Journal of Clinical Nutrition, bëjnë të ditur se shkak i kësaj sëmundje nuk është vetëm stili i shëndetshëm i jetës së atyre personave.

Hulumtuesit e Universitetit Wageningen i kanë përcjellë të eksperimentuarit për 10 vjet, dhe kanë vërtetuar se konsumimi i matur i alkoolit lidhet me deri në 45% gjasa më të pakta për t’u prekur nga diabeti i llojit 2.

Ndikimi pozitiv i sasive të pakta të alkoolit të konsumuar ka qenë më i shprehur te personat të cilët nuk kanë pirë duhan, pastaj te ata të cilët ushqimin e shëndetshëm e kanë kombinuar me aktivitet fizik. /Telegrafi/