Telegrafi

Konsumimi i matur i alkoolit ul rrezikun nga kanceri i veshkës

Studimet e shumta kanë aluduar në veprimin invers ndërmjet pirjes së alkoolit dhe kancerit të veshkave. Megjithatë ende nuk është qartësisht e vërtetuar nëse alkooli ndikon pozitivisht ose negativisht, thonë hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Kancerit, New York.

Pas një studimi të bërë ku u përfshinë 530 469 femra dhe 229 575 meshkuj, doli që rreziku për kancer të veshkës ishte 25% më i vogël te konsumuesit e moderuar të alkoolit. Rezultatet ishin identike te konsumimi i birrës, verës apo likerit.

Hulumtuesit thonë që alkooli mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të veshkës duke përmirësuar senzitivitetin në insulinë. Mundësi tjetër e veprimit të tij llogaritet aktiviteti i përbërësve antioksidues fenolikë në alkool, të cilët mund të ndikojnë duke larguar agjentët kancerogjen, duke zvogëluar proliferimin e qelizave kanceroze, apo duke shkaktuar vdekje të këtyre qelizave.

Studiuesit ishin të një mendimi sa u përket faktorëve tjerë të rrezikut për kancerin e veshkave, siç janë obeziteti, anamneza për presion të lartë të gjakut, pirja e duhanit dhe faktorë të tjerë. Konkludimi i grupit studiues ishte se menjanimi i këtyre faktorëve jo vetëm që redukton incidencën e të gjitha llojeve të kancereve, por edhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet tjera të rënda siç janë ato kardiovaskulare.

Pa marrë parasysh mekanizmin e involvuar në këtë zvogëlim të riskut, pacientët duhet të dijnë që alkooli nga ana tjetër shton rrezikun e tipeve tjera të kancerit, si kancerin e gjirit, kancerin e mëlçisë dhe kancerin ezofageal, shkruan “Journal of the National Cancer Institute”. /Telegrafi/