Telegrafi

Konsumimi i alkoolit ul rrezikun për artrit

Megjithatë, shkencëtarët nga Universiteti i Leidenit paralajmërojnë se përdorimi i tepruar i alkoolit mund të ketë një varg pasojash negative në shëndet, andaj nuk preferojnë këtë metodë për të luftuar artritin reumatoid, osteoartritin, artritin reaktiv, artritin psoriatik dhe spondiloartropatinë.

Të dhënat janë bazuar në disa hulumtime të zhvilluara në 997 pacientë me format e sipërpërmendura të artritit dhe 6874 persona të shëndoshë si grup referues.

Në përqindje, personat të cilët kanë konsumuar alkool në raport me ata që nuk kanë konsumuar aspak, kanë pasur 62% deri në 73% rrezik më të vogël për disa lloje të artriteve.

Sipas mendimit të tyre, efekti pozitiv i alkoolit mund të bazohet në uljen e gjasave për lajmërimin e proceseve inflamatore të lidhura me artritin. /Telegrafi/