Telegrafi

Konsumimi i alkoolit dhe lindja para kohe

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 4.719 participante, ka treguar se konsumimi i alkoolit në tremujorin e parë të shtatzënisë shton rrezikun e lindjes para kohe në 80%.

Autorët e studimit të publikuar në revistën “British Journal of Obstetrics and Gynaecology” thonë se më shumë se 40% e femrave, të cilat nuk kanë shtatzëni të planifikuar, në javët e para të shtatzënisë nuk janë të vetëdijshme që janë shtatzëna, prandaj e konsumojnë alkoolin në mënyrë të pakontrolluar, kështu që këto shtatzëna janë të prira që foshnjat e tyre t’i lindin para kohe.