Telegrafi

Konsumimi i alkoolit dhe kanceri

Në studimin në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 10.000 participantë është vërtetuar se konsumimi ditor i më shumë se 50 gramë alkool (që është ekuivalente me katër doza të ndonjë pijeje të fortë alkoolike) është i lidhur me rrezikun e dyfishtë të zhvillimit të formës agresive të kancerit të prostatës, shkruan revista shkencore “Cancer”.

Hulumtuesit nga Qendra Kërkimore për Kancer “Fred Hutchinson” shtojnë se edhe mundësitë për t’i mbijetuar kësaj forme të rëndë të kancerit te personat që e teprojnë me konsumimin e alkoolit, është shumë e vogël.

Veç kësaj, tashmë dihet se konsumimi i tepruar i alkoolit shton rrezikun për t’u sëmurë nga llojet e ndryshme të kancerit të kokës dhe qafës, pankreasit dhe gjirit.