Site icon Telegrafi

Konsumimi i alkoolit dhe kanceri

Rezultatet kanë treguar se rol thelbësor kanë telomeret, struktura të vendosura në skajet e kromozomeve, të cilat shkurtohen me kalimin e viteve.

Konsumimi i tepruar i alkoolit, po ashtu mund të sjellë deri te shkurtimi i telomereve, paraqitja e kancerit, plakja e hershme dhe paraqitja e mëhershme e sëmundjeve të lidhura me plakjen.

Në studim është analizuar ADN e 59 participantëve, të cilët kanë pirë sasi të tepruar të alkoolit (së paku katër njësi alkooli në ditë), dhe ADN e 197 participantëve të cilët janë përfshirë në grupin e kontrollit.

Të dhënat kanë treguar se telomeret ishin dukshëm më të shkurtra te participantët e grupit të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version