Pini birrën lirshëm – është koha për të festuar një përfitim tjetër të cilin e sjell konsumimi i alkoolit, e që është zbuluar së fundmi.
Hulumtuesit anglezë, nga Universiteti i Liverpoolit, Maastricht-it, etj., kanë zbuluar se personat që konsumojnë sasi të moderuara të alkoolit janë më të mirë në shqiptimin e gjuhëve sesa miqtë e tyre që nuk konsumojnë alkool.
Por, pjesa e mirë nuk është kjo!
Ekspertët gjithashtu kanë zbuluar se konsumimi i sasive të moderuara të alkoolit shpie në një pension më të lumtur e të shëndetshëm dhe në mënyrë specifike e ulë rrezikun e demencës.
Por, sasia e kontrolluar e konsumimit të alkoolit është thelbësore dhe nuk bën ta teproni me pije.
Përveç këtyre, një studim tjetër i fundit, i publikuar në revistën ‘Journal of neuroscience’, ka zbuluar se alkooli mund të ndihmojë në disa zona të trurit që janë përgjegjëse për mësim dhe memorie. /Telegrafi/