Telegrafi

Konsumi i matur i alkoolit forcon zemrën

Ata në bashkëpunim me kolegët amerikan nga Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga 262 mijë persona, dhe kanë nxjerrë në përfundim se nëse teprohet me alkool, kjo nuk ka kurrfarë ndikimi në shëndetin e zemrës.

Sipas mendimit të shkencëtarëve, ndikimi pozitiv i konsumimit në masë të alkoolit bazohet në rritjet e nivelit të kolesterolit të mirë në gjak (dhe uljes së kolesterolit të keq).

Në përqindje, konsumimi i sasisë së matur të alkoolit është lidhur me 38% rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet e zemrës në krahasim me personat të cilët në përgjithësi nuk konsumojnë alkool.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën shkencore Journal of the American College of Cardiology. /Telegrafi/