Site icon Telegrafi

Konsumi i energjisë në Shqipëri, 44 për qind e ripërtërishme, rreth dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së

Të paktën 44 për qind e energjisë së konsumuar në vend në vitin 2022 erdhi nga burimet e ripërtërishme.

Kjo shifër është thuajse dy herë më e lartë se mesatarja e energjisë së ripërtërishme të konsumuar në Bashkimin Evropian. Ky aspekt pozitiv që lidhet me Shqipërinë ka të bëjë me faktin që edhe pse në sektorë të tjerë të ekonomisë karburantet kanë peshë jo të vogël, prodhimi i energjisë është totalisht nga burimet hidrike.

Kjo edhe pse Shqipërinë e mban mbi mesataren e BE-së sigurisht që e ekspozon ndaj rrezikut të sigurimit të energjisë kur vitet hidrike nuk janë edhe aq të favorshme diçka që ka nxitur së fundmi një tendencë drejt diversifikimit dhe projekteve të lidhura kryesisht me fotovolatikët dhe eolikët.

Të paktën 23 për qind e energjisë së konsumuar në vitin 2022 erdhi nga burimet e rinovueshme në BE

Burimet e rinovueshme në konsumin total të energjisë në Bashkimin Europian përfaqësojnë 23 për qind në vitin 2022, një rritje prej 1.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.

Suedia, konsumin më të lartë nga burimet e rinovueshme

Suedia kryeson mes vendeve të Be-së, me gati dy të tretat e konsumit total të energjisë që rrjedh nga burimet e rinovueshme në vitin 2022.

Suedia mbështetej kryesisht në hidro, erë, biokarburantet e ngurta dhe të lëngshme, si dhe në pompat e nxehtësisë. Pas saj vjen Finlanda (47.9%) e cila edhe ajo mbështetet në të njëtat burime, ndërsa e treta, Letonia (43.3%), e cila varet më së shumti nga hidrocentralet. Si Danimarka (41.6%), e ndjekur nga Estonia (38.5%), marrin shumicën e burimeve të rinovueshme nga era dhe biokarburantet e ngurta. Portugalia (34.7%) mbështetet në biokarburantet e ngurta, pompat e erës, hidro dhe ngrohjes, ndërsa Austria (33.8%) përdor kryesisht biokarburantet hidro dhe të ngurta.

Përqindjet më të ulëta të burimeve të rinovueshme u regjistruan në Irlandë (13.1%), Maltë (13.4%), Belgjikë (13.8%) dhe Luksemburg (14.4%).

Në total, 17 nga 27 anëtarët e BE-së janë nën mesataren e BE-së prej 23.0% në 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version