Telegrafi

Konsumi ditor i kësaj pije përmirëson kujtesën

Ky është rezultati i hulumtimit ku 60 persona me një moshë mesatare prej 73 vjet i kanë pirë dy gota me kakao në ditë. Pas konsumimit të kësaj pije gjaku u shkonte më shpejt në tru, konstatoi studimi. Të anketuarit pas pirjes së kakaos ishin më të suksesshëm edhe në testet e kujtesës.

Kjo bimë me ngjyrë kafe në fakt është një eliksir i vërtetë i shëndetit. Efekti pozitiv i flavanolit në kakao rezulton në kujtesë më të mirë, transmeton Koha.net. Magjepsja me këtë pije rrjedh që nga koha e kolonizatorëve spanjollë dhe që atëherë ajo për shekuj me radhë është një nga pijet e preferuara, së cilës i atribuohen veti shëruese.

Nëse jeni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur, merrni dozën tuaj ditore të kakaos. Me këtë pije mund t’i mundni edhe dhimbjet dhe ta ulni oreksin. Kakao është një ilaç i mirë kundër rënies së flokëve, theksojnë shkencëtarët britanikë.

Femrave veçanërisht ju rekomandohet pirja e kësaj pije. Femrat që e pinë çdo ditë nga një filxhan kakao kanë lëkurë më të butë dhe me të lagësht, e cila është më rezistuese ndaj rrezeve të diellit. /Telegrafi/