Telegrafi

Konsumatorët Prepaid të Vala-s tashmë qasje në tërë botën

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë me këtë shërbim të ri të Vala-s, të gjithë konsumatorët Prepaid tash e tutje mund të marrin telefonat e tyre mobil kudo në botë dhe të përdorin shërbimin USSD Roaming me një çmim shumë të volitshëm.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, në një konferencë me gazetarë ka deklaruar se ky është një sukses historik i kompanisë, duke marrë parasysh që konsumatorët tanë Prepaid, e që janë mbi 840 mijë, tash e tutje mund të shërbehen me telefonat e Valës kudo në botë dhe do të kenë qasje në telefoni.

“Duhet theksuar se pranimi i SMS-vë jashtë Kosovës me shërbim Prepaid Roaming, do të jetë pa pagesë, e që është një lehtësi shumë e madhe për konsumatorët”.

Thirrjet me Prepaid Roaming, kur konsumatori gjendet jashtë vendit, duhet të realizohen në këtë mënyrë: të shtypet *123*0037744XXXXXX# ok për thirrje, pastaj dëgjohet një sinjal dhe thirrja duhet te ndalet. Pas 5 sekondash zilja e telefonit cingëron dhe krijohet lidhja. Kjo procedurë duhet përsëritur për secilën thirrjet.

Ndërkohë, për SMS, mënyra e dërgimit është e njëjtë sikur kur konsumatori gjendet brenda në Kosovë: 044xxxxxx.

Në një të ardhme shumë të shpejt, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK – së, ka premtuar risi të tjera shumë atraktive dhe cilësore për konsumatorët e Vala-s.

Ndërkohë, Haxha ka njoftuar se brenda një kohe shumë të shkurtër, është arritur që numri i konsumatorëve të Vala-s të shtohet edhe për 100 mijë. Përderisa nga fundi i këtij vitit, numri i përgjithshëm i konsumatorëve synohet të rritet në 1 milion e 200 mijë konsumatorë. /Telegrafi/