Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në një takim konsultativ kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Presidenti Thaçi do të zhvillojë takim me liderin e PDK-së, ditën e nesërme.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
“E kemi pranuar ftesën dhe në përputhje me përgjegjësitë tona si partia më e madhe opozitare, kryetari i PDK-së, z.Veseli do të marrë pjesë në takimet konsultative të ftuara nga presidenti i vendit. Takimi do të mbahet më 1 prill”, tha ai.
Ndryshe, pas rrëzimit të Qeverisë, presidenti Thaçi ka thënë se do t’i takojë liderët e partive për të biseduar rreth mundësive për formimin e Qeverisë së re.
Për ditën e nesërme, Thaçi ka ftuar në takim edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, mirëpo nga LVV nuk janë deklaruar nëse Kurti do të marrë pjesë në takim./Telegrafi/