Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se më 9 prill 2019 në Podgoricë, u zhvilluan konsultime politike midis Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të udhëhequr nga sekretarët e shtetit Viktor Dimovski dhe Zoran Jankoviç, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në fjalimin e tij, Dimovski ripohoi interesin për të nxitur marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe veçanërisht në aspektin ekonomik, ku ka mundësi të shumta. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi Malin e Zi për mbështetjen në planin për integrimet euroatlantike, siç dëshmohet me ratifikimin e shpejtë të protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Nga atje thonë se në takim u konstatuan se të dyja vendet vlerësojnë marrëdhënie të shkëlqyera politike pa çështje të hapura dhe kanë ndajnë të njëjtat prioritetet politike të jashtme./Telegrafi/