Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka hapur njoftimin publik për konsultime në procedurën e fazës së I-rë për Kushtet Ndërtimore për Aneksin e objektit të Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës.
Më poshtë mund ta gjeni njoftimin:
“Aneks i objektit të Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës” Komuna e Lipjanit”, Aplikuesi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” Prishtine, Limak Kosovo International J.S.C.
Në bazë të Nenit 12 paragrafi 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrative Nr.01/2019 për lëshimin e Kushteve Ndërtimore për projektet e kategorisë së III.
Në lidhje me kërkesën paraprake për kushtet ndërtimore për projektin “Aneks i objektit të Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinë” Komuna e Lipjanit”.
Nr. prot: 6387/22 te datës 25.10.2022, zyrtari përgjegjës i nënshkruar më poshtë informon publikun për hapjen e procedurës së konsultimeve për projektin e propozuar dhe fton publikun të dorëzojnë komentet dhe pyetjet e tyre, brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e këtij publikimi.
Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen në:
Posta rekomande:
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
Divizioni i Planifikimit Hapësinorë
Ndërtesa e Rilindjes
Kati i 14, zyra nr.1417, 10000 Prishtinë
Projekti mund të shkarkohet nga linku: http://mmph-rks.org/
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni:
Telefon: + 381 38 200 32 553