Pas Esheref Haxhiut, ka reaguar edhe Lutfi Bilalli, konsull i shkarkuar ditën e djeshme nga ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai nuk ka kursyer fyerje drejtuar Qeverisë Kurti dhe ministrit Konjufca.
Vendimin për shkarkimin e konsujve, Bilalli e ka quajtur spastrim politik dhe reagimet si “manifestim i revolucionarëve”.
Ndërkaq konsulli Esheref Haxhiu ka thënë se nuk është parimore, etike, e as profesionale, mbase as edhe ligjore, që diplomatët të kumtojnë në kanale publike kontestet e caktuara ligjore e politike.
Haxhiu ka kontestuar vendimin e ministrit Konjufca, duke ia bërë të ditur atij se zgjedhja konsul në Katar ishte bërë konform të gjitha procedurave të konkursit dhe intervistimit.
Eshref Haxhiu ishte Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar, ndërkaq Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Gjermani.
Postimi i plotë
“O debilla (turma pa tru) shkurtoni naj dru te shpija e hyni në banjo (pastronu ) hiqni morrat nga koka se i ashtuquajturi ministër i qeverisë Burdushi po ju hipnotizon.
A e ke ni për at ministrin e Burdushit si zgerdhihet si “Pelë e Rahoves” ai është në gëzim që u emru minister ( në qejfë të nuses), por vizitori i Burdushit i dobtë dhe me njohuri të cekta i cili nuk e ka hallin e qytetarve as mirëqenjen e tyre po hall e ka rehatin dhe lluksin e vet .
Spastrime politike: 1981 , 1990 , 2020 Paria e pushtetarve : Urraaaa partizan lufta e klasave ka filluar! Turma: t’i vrasim e t’i varni në litarë! Ky është manifestimi i revulucionarve të rinjë. Por forcat progresive dhe demokratike nuk do lejojnë që zgjebat e revulucionarve ta kontaminojnë Kosovën!”, ka shkruar ai.
Lutfi Bilalli që ishte diplomata në Gjermani, ndërkaq, ka qenë në listën e PAN për deputet, e kjo gjë vërehet lehtësisht në profilin e tij në Facebook, njofton Telegrafi.