FASAL dhe Nero Home janë duke u ekspozuar në panairin më të madh të dritareve në Evropë, Fensterbau që po mbahet në Nurenberg të Gjermanisë.
Rëndësi në këtë ngjarje i dha vizita e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Mynih të Gjermanisë, z. Afrim Nura.
Nura u njoh nga afër me arritjet, zhvillimet dhe planet e ardhshme të zgjerimit të FASAL dhe Nero Home.
Vizita ishte një rast i mirë për të theksuar praninë dhe suksesin e produkteve nga Kosova në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një event aq prestigjioz siç është Fensterbau.
Produktet e FASAL dhe Nero Home kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe ekspertëve të fushës, duke demonstruar cilësinë e tyre të lartë. Për më shumë Fasal dhe Nero Home janë kompanitë e vetme shqiptare që po marrin pjesë në ketë panair.
Gjithashtu, z. Nura u njoftua nga z. Lluka për arritjet dhe zhvillimet e tanishme të kompanive, si dhe për planet ambicioze të zgjerimit në tregjet evropiane. Fakti që produktet nga Kosova po pranohen dhe vlerësohen kaq mirë në tregjet e jashtme, tregon për potencialin e madh të ndërmarrjeve kosovare.
Vizita e konsullit Nura jo vetëm që simbolizon mbështetjen e Kosovës për eksportuesit e saj, por gjithashtu nxjerr në pah rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta ndërkombëtare dhe njohjes së cilësisë së produkteve kosovare në nivel global.
Ky event vë në dukje një hap të rëndësishëm për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në ekonominë evropiane dhe në forcimin e imazhit të saj si prodhues i besueshëm në tregun ndërkombëtar.
Suksesi i FASAL dhe Nero Home në Fensterbau pasqyron rëndësinë në rritje të kompanive kosovare në tregjet ndërkombëtare gjersa Kosova vazhdon t’i thyejë barrierat, kompanitë e saj po dëshmojnë se cilësia nuk njeh kufij.
FASAL dhe Nero Home ju fton t’i vizitoni në Gjermani e të bindeni nga afër për cilësinë e produkteve. Ajo ekspozon mallin e saj në Messe Nurenberg Halle 6 numër 6-358.