Site icon Telegrafi

Konsulentja e martesave habit me deklaratën: “Puthni këmbët burrave edhe nëse ju rrahin” – reagon televizioni shtetëror iranian (Foto)

Televizioni shtetëror iranian ka kërkuar falje, pasi konsulentja e martesave deklaroi se gratë duhet t’ua puthin këmbët burrave të tyre edhe nëse ata i rrahin ato, shkruan Daily Mail.

“Ekspertja” kishte këshilluar gratë që t’ua fusin burrave të tyre këmbët në një legen, derisa ata pushojnë në shtrat gjatë të premtes mbrëma, transmeton Telegrafi.

“Duhet t’i bëni masazh këmbëve të tij, t’ia thani dhe më pas t’i puthni”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se ky veprim dëshmon dashurinë e madhe të gruas ndaj burrit, heq stresin, parandalon sulmin në zemër dhe e “mbush” burrin për të paktën një muaj.

Ajo ka thënë ndër tjera se, “edhe nëse burri është i varur nga droga dhe ju rrah – thjesht bëjini këto gjëra dhe do të bindeni në mrekullinë dhe efektin e këtij veprimi”.

Por kjo deklaratë që është transmetuar në provincën Yazd ka shkaktuar reagime të ashpra, duke detyruar menaxhmentin e televizionit ISNA të kërkojnë falje.

Zyrtarët e lartë të këtij televizioni, kanë premtuar se tash e tutje do të jenë më të kujdesshëm në temat që do të shtjellohen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version