Site icon Telegrafi

Konstituohet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve pas miratimit në Kuvend, është konstituuar.

Në përbërje të këtij komisioni janë 12 anëtarë, të cilët në mbledhjen e sotme votuan unanimisht pikën e rendit të ditës e që ishte konstituimi i këtij komision.

Anëtarët e këtij Komisioni u zotuan se do të mbrojnë interesat e qytetarëve që i përfaqësojnë.

Kryetarja e Komisionit, Miljana Nikoliq, pas konstituimit tregoi rregulloren e punës, si dhe kompetencat e tij.

Të drejtën për t’u propozuar projektligji, që t’i trajtojë shqetësimet e komuniteteve. Çdo projektligj t’i të dërgohet për shqyrtim. Me kërkesë të kryesisë një komisioni.
Shqyrtimi i projektbuxhetit, Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve dhe shqyrtimi të tjera të përcaktuara me vendim të kuvendit.

Komisioni bashkëpunon me ministri përkatëse dhe mund të kërkoj raporte të drejtpërdrejta. Kjo ishte pika e dytë e rëndit të ditës lidhur me kompetencat e fushëveprimit e cila u votua me shumicë votash. /Telegrafi/

Exit mobile version