Pas krijimit të institucioneve, në Kuvendin e Kosovës sot është konstituar Komisioni për Integrimeve Evropiane.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj tha se si komisione kanë obligime të mëdha në avancimin e rrugës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Ai ka kërkuar që deputetët në këtë komision t’i tejkalojnë raportet pozitë dhe opozitë.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se është e rëndësishme të ruajmë një balancë të unitetit për shkak të specifikave që ka ky komision.
“Është e rëndësishme të merremi me zbatimin e marrëveshjes se MSA-së. Ne presim që ta kemi edhe raportin për vendin që do jetë pika jonë kryesore lidhur me sfidat që e presin vendin. Agjenda e reformave evropiane është një pikë tjetër duhet të intensifikohet takimet me ministrat pasi brengë vazhdon të jetë liberalizimi i vizave. Është e nevojshme të shtrihet një fusha të e re për intensifikimin e liberalizimit të vizave”, tha ajo.
Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca i cili për herë të parë është bërë deputet në këtë legjislaturë, shprehu vullnetin e plotë që të bashkëpunojë dhe të dalin mbi partitë në mënyrë që vendi të dal sa më mirë tek prioritet e MSA dhe ERA. /kp/