Telegrafi

Konstituohet Këshilli Kombëtar i Bibliotekave

Në përbërjen e tij të plotë, Këshilli mori në shqyrtim gjendjen aktuale në bibliotekat e Kosovës, çështjen e furnizimit, përkatësisht pasurimin e koleksionit të bibliotekave (blerja e librave), ndërkaq po në këtë mbledhje Këshilli vendosi edhe për formimin e disa grupeve punuese që do të veprojnë në kuadër të tij.

Bëhet fjalë për tre grupe punuese, gjegjësisht grupi punues për gjendjen e infrastrukturës në Bibliotekat Ndërkomunale të Kosovës, grupi punues për hartimin e rregullores së punës së Këshillit Kombëtar të Bibliotekave dhe grupi punues për hartimin e kritereve për pasurimin e koleksioneve bibliotekare.

Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Bibliotekave u kryesua nga Kujtim Shala, i autorizuar nga ministri Skënder Hyseni, njëherazi përfaqësues i MKRS-së, ndërkaq të pranishëm në këtë mbledhje ishin dhe anëtarët e tjerë: Ramë Vataj (përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës); Mehmet Kraja (përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës); Osman Gashi (përfaqësues i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës); Izet Abdyli (përfaqësues i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës); Bajram Shatri (përfaqësues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës); Sylejman Pireva (përfaqësues i Bibliotekave Ndërkomunale të Kosovës) dhe Drita Millaku (Shoqata e Bibliotekistëve të Kosovës).