Telegrafi

Konstatohen propozimet për anëtarë të Këshillit të Prokurëve Publik të Maqedonisë

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërime konstatoi propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik.

Për anëtarë u propozuan Angel Solev, avokat nga Shkup dhe Angel Ilievski, po ashtu avokat nga Shkupi.

Ky komision po ashtu konstatoi propozimet për zgjedhjen e një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se një gjykatësi i ka përfunduar mandati. Komisioni e votoi propozimin që Naser Ajdari, jurist i diplomuar, të shqyrtohet për emërim në këtë gjykatë./Shenja/