Para fillimit të seancës së sotme kuvendore, në të cilën duhet të rishikohet propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2018, u konstatuan dorëheqjet e deputetëve Stevo Pendarovski dhe Vasko Kovaçevski, si dhe ministrit pa resor në qeveri, Samka Ibraimovski.
Pas konstatimit të dorëheqjeve, kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën deri në orën 13:30, deri kur KSHZ duhet të dorëzojë njoftime për deputetët e ardhshëm të cilët do të zënë vendin e atyre të tashmë të larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë nuk janë prezent deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët vazhdojnë me bojkotin e seancave kuvendore./Telegrafi/