Site icon Telegrafi

Konstatohen dorëheqjet e anëtarëve të KSHZ-së

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot konstatoi dorëheqjet e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mandati i të cilëve skadoi parakohe për shkak të dorëheqjes së tyre.

Ata dhanë dorëheqje pasi ambasadori i SHBA-ve, Jess Baily, zbardhi se ata në seancë të fshehtë kanë sjellur vendim që të marrin bonuse për shkak të punës së tyre jashtë orarit gjatë zgjedhjeve lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas procedurës, pas konstatimit të dorëheqjeve do të zgjedhen anëtarë të rinj.

Në afat prej tre ditëve, Talat Xhaferi, duhet të njoftojë partitë të propozojnë anëtarë të rinj, ndërsa përderisa ata nuk japin propozime, anëtarët i propozon Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime./Telegrafi/

Exit mobile version