Deputeti i partisë qeveritare SYRIZA, Konstantínos Séltsas tha se marrëveshja është pozitive dhe në interes të dy popujve.
Në një intervistë për AIM, aj shpreson se të dyja palët suksesshëm do t’i mbarojnë obligimet dhe marrëveshja do të zbatohet, sepse shtetet fqinje duhet të jenë shtete mike.
“Marrëveshja e Prespës është avangardë dhe marrëveshje në interes të dy popujve, ka kjo marrëveshje do të kenë përfitimi që të dy shtetet dhe dy popujt në progres të përbashkët në Bashkimin Evropian. Do ta karakterizoja këtë si shumë pozitive dhe personalisht ju uroj dy kryeministrave që kontribuuan në këtë drejtim”, tha deputeti Konstantínos Séltsas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai flet edhe për miratimin e marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë duke thënë se “në fund do të fitojë logjika, e ardhmja e përbashkët” duke shtuar se nuk ka mënyrë tjetër nga ky, që të gjejmë zgjidhje të përbashkët.
Në pyetjen për disa projekte konkrete ai u përgjigj se kanë biseduar për bashkëpunim që duhet të jetë bashkëpunim kunvedor që të përafrohemi, që siç thotë ai, ta njohim fqinjin dhe ta shohim kush jemi dhe çfarë kërkojmë.
Ai foli edhe për reagimet në të dyja vendet duke i cilësuar si nacionalizëm nga të dyja palët, dhe se njëra anë e ushqen anën tjetër.
Në pyetjen e fundit se çfarë do t’ju përcjellje fqinjëve tuaj një java para referendumit ai tha se “e nevojshme është që javën e ardhshme, “për” të fitojë shumicën dërmuese, kështu që edhe unë nga ana ime jam “për”./Telegrafi/