Trajneri i Prishtinës, Antonis Konstantinidis, deklaroi pas duelit të dytë të serisë finale të playoffit ndaj Pejës se fitorja ishte shumë me rëndësi për ekipin e tij.
Konstantinidis tha se ekipi i tij meritoi fitoren, por se kishte shumë presion.
“Pas ndeshjes së parë, presioni u bart komplet te ne dhe fitorja është padyshim shumë me rëndësi”.
“Ne ia falëm atyre ndeshjen e parë. Nëse keni shikuar shtatë minutat e fundit të ndeshjes, atëherë keni mundur të shihni se ua falëm atë ndeshje. Ne përjetuam shok psikologjik, por u kthyem dhe më nuk do të falim ndeshje në atë mënyrë”, theksoi ai, shkruan Telegrafi.
Konstantinidis shtoi se tash preisoni bartet te Peja për ndeshjen e të dielës.
Ai paralajmëroi edhe kthimin në parket të Aboukarit, që do t’i ndihmojë Prishtinës shumë në seritë finale. /Telegrafi/