Telegrafi

Konspiracionisti Sllamniku: Fillet e para të një inteligjence shtetërore i ka pasur kreu shqiptar i Janinës, Ali Pashë Tepelena

Studiuesi i teorive të konspiracionit Arianit Sllamniku ka thënë se selia e Ali Pashë Tepelenës në Janinë ka qenë pionere i spiunazhit botërorë.

“Si agjenci e parë e inteligjencës në botë konsiderohet se është selia e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. Nga aty mendohet se është rregulluar çështja e informacionit në shekullin e XVII. Selia e tij ka qenë një strukturë e një shërbimi inteligjentë pasi që nuk ka pasur kancelari, zyre apo vend që nuk e ka pasur aty një njeri të saj. Pra Ali Pashë Tepelana ka qenë ndër të parët që kanë pasur shërbimin sekret”, ka deklaruar Sllamniku në RTV Dukagjini.

Sllamniku thotë se Ali Pashë Tepelana ka pasur shërbim inteligjent jashtë territorit ku ka qeverisur.

“Fillet e para të një inteligjence shtetërore i ka pasur kreu shqiptar i Janinës, Ali Pashë Tepelena”, deklaroi Sllmniku.

Ali Pashë Tepelena njihet si feudali më i fuqishëm i Shqipërisë së Mesme dhe Jugore.

I njohur si “Luani i Janinës”, Ali Pashë Tepelena, në historiografinë shqiptare njihet më së mirë si themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, si dhe si kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

“Luani i Janinës”, lindi rreth viteve 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë, dhe vdiq më 24 Janar 1822 duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane./Telegrafi/