Telegrafi

Persona nga konsorciumi i Todd Boehly shihen në terrenin stërvitor të Chelseat

Konsorciumi i Todd Boehlyt u pa në Qendrën e Trajnimit Cobham të Chelseat këtë javë teksa po përpiqen të sigurojnë një marrje historike këtë muaj nga oligarku rus në largim, Roman Abramovich.

Miliarderi amerikan kryeson listën nga katër ofertuesit e mbetur për skuadrën e Stamford Bridge – ndërsa procesi hyn në fazat përfundimtare.

Edhe pse Boehly nuk ishte ndër ata nga grupi që kishte marrë pjesë në vizitën në bazën e Surreyt, një grup prej 20 përfaqësuesish do të kishin shtyrë çështjen e tij me familjen Ricketts që mendohet se tashmë ka marrë pjesë në një udhëtim.

Lexo po ashtu Shitja e Chelsea: 'Ofertuesit e preferuar', Raine Group dhe kur do të dihen pronarët e rinj të Bluve

Në imazhet e postuara nga The Sun, grupi i bashkëpunëtorëve të Boehly mund të shihet në një vizitë në bazën stërvitore Cobham që është përdorur nga Chelsea që nga viti 2005, pavarësisht se ajo nuk u hap zyrtarisht deri në 2007.

Chelsea aktualisht po operon nën një licencë të veçantë të lëshuar nga qeveria pasi kishte shpallur sanksione ndaj Abramovich në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Banka e investimeve me bazë në New York, Raine Group po udhëheq kërkimin për një pronar të ri të Blues, një shitje në të cilën Abramovich nuk do të marrë asnjë para.

Oferta udhëhiqet nga Boehly dhe Hansjorg Wyss, ku i pari zotëron 20 për qind të Los Angeles Dodgers si dhe një pjesë të Los Angeles Sparks në WNBA.

Boehly mendohet të jetë me vlerë rreth 5.5 miliardë euro, me Wyss, i cili nuk ka ndonjë sipërmarrje të mëparshme sportive në CV-në e tij që ka fonde prej rreth 4.3 miliardë euro.

Boehly dhe Wyss thuhet se kanë rritur ofertën e tyre muajin e kaluar në një përpjekje për të arritur një marrëveshje përpara ofertuesve rivalë, me tifozët e Chelseat që kërkojnë të ecin përpara. /Telegrafi/