Site icon Telegrafi

Konsorciumi për Brezovicen ia prezanton projektin vetes, nxjerr mediat jashtë

Konsorciumi francez i udhëhequr nga “MDP Consulting” së bashku me operatorin e njohur botëror “Compagnie des Alpes”, vazhdojnë të jenë mos transparent me publikun dhe qytetarët e Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me këtë konsorcium ftesën ua dërgoi të gjitha mediave që t`ua prezantoj projektin të gjitha të shoqatave dhe bizneseve pranë Odës Ekonomike të Kosovës.

Mirëpo, mediat u larguan nga salla ku po bëhej ky prezantim, në momentin kur përfunduan fjalimet nga Pascal Roux nga konsorciumi dhe Jill Jamieson nga USAID-i.

Dihet se konsorciumi ka kaluar të gjitha afatet ligjore, duke bërë që të shkelet afati për paraqitjen e masterplanit dhe nënshkrimi i kontratës me Qeverinë e Kosovës.

Në fjalën e tij, Pascal Rouxe, tregoj se janë në Kosovë që të kërkojnë mjete nga investitorët lokalë dhe ata vendorë.

Roux shtoi se janë angazhuar në pjesën e përmbylljes financiare që është në zhvillim e sipër.

“Ky projekt e ka si synim të vetin implementimin dhe angazhimin e biznesit lokal dhe interesave lokale, dua që të them po ashtu se në këtë biznes të qendrave turistike malore secila euro që investohet në projekt do të perkthehet në 7 euro në ekonominë globale”, tha Rouxe. /Zëri/

Exit mobile version