Mjaftoi që të postohet një fotografi e një veze në Instagram, që ta thyej rekordin botëror të pëlqimeve të cilin që nga viti i kaluar e mbante bukuroshja Kylie Jenner me 18.1 milionë klikime.
Për vetëm 9 ditë ka arritur të merr 18.2 milionë klikime, kurse nga momenti i këtij rekordi e deri më sot shifra e pëlqimeve ka shkuar në mbi 32 milionë, transmeton Telegrafi.
E në gjithë këtë ngjarje kishin filluar të qarkullojnë parodi të ndryshme e ndër të parët që janë kyçur në këtë “lojë”, është KFC që kishte reaguar duke pretenduar se e dinë kush është e para.
Megjithatë edhe KonSoni pretendon se veza po del të jetë me origjinë kosovare dhe se sipas burimeve të tyre, ndërkombëtare thuhet se veza e fotografuar është e tyre.
E në anën tjetër KonSoni beson se po të kishin vendosur të publikojnë fotografi të pulave në Instagram, kush e di se çfarë rekordi tjetër do të thyenin. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë /Telegrafi/