Telegrafi

Konsola PS Vita, vjen më 4 nëntor?

 Mirëpo, tani një zingjir i dyqaneve në Mbretërinë e Bashkuar, Shopto, e ka listuar PS Vita’n në katalogun e saj të produkteve për porosi dhe shitje që nga muaji nëntor.

Natyrisht se kjo datë duhet të konfirmohet nga kompania Sony, për tu marrë si e besueshme, edhe pse muaji nëntor tingëllon si një datë e mirë për lansimin e kësaj konsole, pasi që vjen në periudhën e njëjtë të blerjeve që bëhen për Krishtlindje.

PS Vita vjen me një ekran OLED të ndjeshëm në prekje me 5 inç, ndërsa në anën e pasme të kësaj pajisje është edhe funksioni “multi-touch”  me të cilin mund të kontrollohen lojërat, kurse në pjesën e përparme gjithsesi gjenden butonat për kontrollin e konsolës.

Në treg do të paraqiten dy versione të ndryshme të kësaj konsole, përkatësisht ai me lidhje WiFi dhe tjetri me 3G, ndërsa çmimi i tyre do të shkojë prej 249.99 deri në 299.99 dollarë amerikan.

Mbetet të shihet nëse kjo konsolë do të jetë hiti i këtyre Krishtlindjeve, edhe pse dyshohet se e njëjta do të arrijë ta kalojë popullaritetin e Nintendo 3DS. / Telegrafi /