Site icon Telegrafi

I konsiderojnë të ftohtë, mirëpo pikërisht ky komb evropian më së shumti e praktikon seksin

Mirëpo ne nuk bëjmë pjesë ndër ato shtete

Britanikët theksojnë që bëjnë seks 12 herë në muaj – gjë që i vë në majë të Ligës evropiane të dashnorëve.

Pas tyre janë gjermanët – 11, ndërsa pasojnë holandezët dhe belgjianët me 9 herë.

Edhe pse veten e konsiderojnë të zjarrtë, italianët janë në fund të listës, me katër marrëdhënie seksuale në muaj. Më të këqij se ata gjithashtu janë spanjollët “e zjarrtë” dhe francezët romantikë.

Këto të dhëna i ka publikuar faqja e kushtuar basteve, pas anketës të cilën e ka bërë me 2.729 përdorues të rritur nga 11 shtete.

Mirëpo ne nuk bëjmë pjesë ndër ato shtete, transmeton Telegrafi.

Kjo anketë shkatërron mitin për atë që shtetet mediterane janë atdheu i dashnorëve të zjarrtë.

“Si duket që Unioni Evropian duhet të brengoset që me Brex-itin humbi shtetin më seksual në kontinent”, ka thënë portparoli i faqes, John Pentin.

E gjithë lista duket kështu:

Britanikët: 12 herë
Gjermanët: 11 herë
Holandezët: 9 herë
Belgjianët: 9 herë
Rumunët: 8 herë
Portugezët: 8 herë
Austriakët: 7 herë
Sllovakët: 7 herë
Italianët: 4 herë
Spanjollët: 4 herë
Francezët: 2 herë

/Telegrafi/

Exit mobile version