Telegrafi

Konsiderohet si gjuajtja më e mirë në histori të golfit – Jon Rahm e ka bërë ‘çmendurinë’ në goditjen e tij prej 205 metrave mbi ujë

Jon Rahm e ka festuar ditëlindjen e tij të 26-të në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dhuruar një goditje fantastike në golf.

Golfisit ishte duke zhvilluar një stërvitje, para truneut The Masters që mbahet edhe pak ditë.

Rahm i ka befasuar të gjithë në stërvitjen e tij që bëri në golf, pasi jo vetëm që dhuroi spektakël, por topi kaloi edhe mbi ujë.

Golfisti 26-vjeçar duket se është në një formë tejet të mirë dhe kështu është duke u përgatitur për rrethin e 16-të të Augusta National Tournament.

Topi përshkoi ujin me prekje të trefishtë, duke dalë më pas në bar, e që u rrokullis drejtë e në vrimë.

Derisa tifozët nuk ishin aty për të parë çmendurinë e prodhuar nga Rahm, kjo video është bërë natyrisht virale në internet.

Numri 2 i golfit në botë në dy paraqitjet e fundit në Masters përfundoi në top dhjetë, derisa në gjuajtjen fantastike po stërvitej edhe me Rickie Fowler dhe Brendon Todd. /Telegrafi/