Site icon Telegrafi

Konsiderohet si David Beckhami i Marokut, njihuni edhe me bashkëshorten bukuroshe të Achraf Hakimit, aktoren Hiba Abouk

Maroku ishte një nga befasitë e Botërorit, dhe ata tashmë i kanë krijuar një skuadër yjesh brenda dhe jashtë fushës.

Dhe pas të qeshurit të pakontrolluar të sulmuesit francez Kylian Mbappe ku kapiteni i Tre Luanëve, Harry Kane humbi një penallti vendimtare, pjesa më e madhe e fansave të Anglisë do të bëjnë tifo për ta.

Skuadra e Afrikës Veriore do të kërkojë përgjigjen e tyre nga ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, për t’i ndihmuar ata të përballen me Francën në gjysmëfinale.

Foto: Getty

24-vjeçari tërhoqi vëmendjen e botës me penalltinë e tij fituese që eliminoi Spanjën nga Kupa e Botës javën e kaluar.

Hakimi është i martuar me Hiba Abouk, 36 vjeçe, e cilësuar si një nga aktoret më të bukura në botë, shkruan The Sun.

Çifti magjepsës u shfaq në ballinën e Vogue Arabia në tetor.

Foto: Getty

Nëna e tij-një pastruese dhe babai shitës ambulant, emigruan nga Maroku në Madrid – ku lindi Achraf – për një jetë më të mirë.

“Ne vijmë nga një familje me të ardhura të ulëta që luftoi për të përballuar jetesën. Sot luftoj për ta çdo ditë. Ata dhanë jetën për mua. Ata hoqën shumë gjëra nga vëllezërit e mi, në mënyrë që unë të kisha sukses”, tha Achraf në vitin 2020.

Hakimi luajti për ekipin lokal CD Colonia Ofigevi përpara se Real Madrid t’i ofronte një provë kur ai ishte shtatë vjeç.

Foto: Getty

Ai luajti debutimin e tij për ta në moshën 18-vjeçare, përpara se të nënshkruante me Borussia Dortmund në një huazim dy-vjeçar.

Më pas ai u shit te Interi për 35 milionë funte (40.6 milionë euro) përpara se të transferohej te PSG për 60 milionë funte (69.7 milionë euro) dhe tani është një nga futbollistët më të paguar, duke marrë më shumë se 1 milionë funte (1.1 milionë euro) çdo muaj.

Në korrik 2018 ai u takua me Hibën dhe u martuan dy vite më parë. Djali i parë Amin lindi në shkurt 2020 dhe një tjetër djalë këtë vit.

Foto: Getty

Ashtu si Beckham, Hakimi ishte një baba i ri në moshën 22-vjeçare dhe thotë se nuk pret që djemtë e tij të ndjekin hapat e tij të futbollit.

Maroku – e njohur si Atlas Lions – është skuadra e parë afrikane dhe e parë arabe që ka arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Foto: Getty

Kapiteni Romain Saiss është i martuar me yllin e popit arab, Salma Rachid.

Shokët e skuadrës Hakim Ziyech , Ilias Chair dhe Anass Zaroury luajnë të gjithë për klubet britanike – Chelsea , Queens Park Rangers dhe Burnley. /Telegrafi/

Foto: REX

 

Exit mobile version