Telegrafi

Konsiderohen vetëm si rezervistë, Zvicra fton Andi Zeqirin dhe Uran Bislimin pasi iu lënduan dy futbollistë

Të dy refuzuan Kosovën dhe rëndësia e tyre te Zvicra është thuajse zero.

Uran Bislimi dhe Andi Zeqiri konsiderohen si futbollistë rezervistë te Përfaqësuesja e Zvicrës dhe nuk ishin në listën e parë të trajnerit Murat Yakin të publikuar ditë më parë.

Megjithatë ish-mesfushori i Kosovës dhe ish-sulmuesi në tentativë i Kosovës, kanë marrë ftesa tani nga përzgjedhësi Yakin.

Lexo po ashtu Personi më i padëshiruar në 'Fadil Vokrri', pritja e merituar që iu bë Uran Bislimit nga tifozët kosovarë

Sulmuesi i Milanit, Noah Okafor si dhe Ruben Vargas kanë pësuar lëndime dhe janë larguar nga grumbullimi i helvetikëve.

Ndërkohë në vend të dy futbollistëve të lënduar janë ftuar dy kosovarët Andi Zeqiri dhe Uran Bislimi për ta plotësuar listën pasi vështirë se do të luajnë.

Lexo po ashtu Zvicra fton Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, por jo edhe Ardon Jasharin e Uran Bislimin

Kujtojmë që Bislimi kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore me Kosovën A dhe ato ndeshje i kishte shfrytëzuar si presion për tu ftuar nga Zvicra, duke e përdorur fanellën dardane.

Në anën tjetër Andi Zeqiri kishte pranuar publikisht të luante për Kosovën, madje duke e veshur edhe fanellën dhe duke pozuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademin, por më vonë ai nuk iu përgjigj kurrë ftesave dhe vendosi ta përfaqësojë Zvicrën.

Zvicra do të luaj vetëm një ndeshje në grumbullimin e tetorit, atë kundër Bjellorusisë më 15 tetor në Kybunpark Stadium në St Gallen.

Helvetikët kishin për të luajtur të enjten edhe me Izraelin në udhëtim, por shkaku i luftës në këtë shtet ndeshja është shtyrë për muajin nëntor. /Telegrafi/