Site icon Telegrafi

Konsiderohej talenti i madh dhe debutoi me Chelsean si 16 vjeçar – pas dhjetë vitesh konfirmoi pensionimin

Jo të gjithë ata që shkëlqejnë si të ri premtues përfundojnë të kenë sukses në futbollin elitar.

Një shembull i kësaj është ‘Izzy’ Brown, një futbollist që në kohën e tij ishte një nga perlat e mëdha të sistemit të të rinjve të Chelseat dhe këtë të enjte ai njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 26-vjeçare.

“Unë jam përpjekur të përballem me emocionet e mia dhe ka qenë e vështirë. Ka qenë një vit i vështirë, por në fakt, sot dhe nesër ndoshta do të jenë ditët më të vështira të jetës sime. Nuk më pëlqen pasiguria”.

“Nuk më pëlqen si të mos e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është shumë e vështirë për mua ta përpunoj gjithë këtë”, ka thënë ‘Izzy’ Brown i cili në një deklaratë njoftoi se do të tërhiqet pasi ishte pa ekip që nga vera e kaluar.

‘Izzy’ Brown në kohën e tij theu një rekord në Ligën Premier kur bëri debutimin e tij për Chelsean në maj 2013, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Chelsea e huazoi në shumë klube, para se ta largonte në vitin 2021.

Lexo po ashtu Chelsea ende i ka nën kontratë – këta janë 11 lojtarët që ju mund t’i keni harruar, por janë ende pjesë e gjigantit anglez

Ai luajti për klube si Vitesse, Rotherham, Huddersfield, Brighton, Leeds United, Luton Toën, Sheffield Ëednesday dhe Preston./Telegrafi/

Exit mobile version