Site icon Telegrafi

Konservatorët dhe e djathta ekstreme formojnë qeverinë në Austri

Konservatorët e Austrisë kanë arritur marrrëveshje për koalicon qeverisës me Partinë e Lirisë, që është kundër imigrimit, dhe është hapur rruga që ky vend të jetë i vetmi në Evropën Perëndimore, me një parti të ekstremit të djathtë në qeveri.

Sebastian Kurz, 31 vjeçar, lideri i Partisë Popullore Austriake konservatore, do të jetë kryeministri më i ri në Evropë, pasi partia e tij doli fituese e zgjedhjeve të mbajtura më 15 tetor.

Kurz dhe lideri i Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache, kanë shpallur mbrëmë se e kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Patia Popullore Austriake i fitoi zgjedhjet duke mbajtur linjë të fortë për çështjen e imigrimit, që shpeshherë përputhej me qëndrimin e Partisë së Lirisë, e cila në zgjedhje doli e treta.

Exit mobile version