Site icon Telegrafi

Konserva e zbrazët kushton 200 dollarë

Fushata e titulluar “Nothing is the problem” (Asgjë është problem) që filloi në Rhode Island të SHBA-ve ka për qëllim të ndihmojë të varfrit e këtij qyteti.

“Çdo ditë me mijëra banorë të uritur në Rhode Island nuk hanë asgjë”, thuhet në faqen zyrtare.

Me çdo cent të fituar nga shitja e konservave të zbrazëta do të blihet ushqim për kuzhinat popullore, ose do të dhurohet si ndihmë për familjet e varfra, ndërsa çmimi i një konserve është i barabartë me katër kilogramë e gjysmë ushqim. /Telegrafi/
 

Exit mobile version