“Senati Amerikan përgatitet që së shpejti ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe pse ka pasur një tentim dramatik nga ana e Rusisë që kjo të pengohet”.
Këtë e theksoi sot Heder Conley, drejtor për Evropën në Qendrën për strategji dhe studime ndërkombëtare, para Komitetit të inteligjencës, ku u diskutua ndikimi i Rusisë dhe përfshirja e Kremlinit në proceset demokratike perëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Para Komitetit u theksua ndikimi rus në Ballkan, sidomos në Malin e Zi.
“Në Mal të Zi ndikimi është më i theksuar përmes masave ekonomik dhe investimeve në patundshmëri dhe turizëm, për këtë arsye është e rëndësishme për NATO-n që t’ju dalë në ndihmë vendeve si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut”, tha Conley.
Sa i përket Malit të Zi, ai tha se edhe pse vendi është pjesë e NATO-s, akoma mbetet shumë punë nga vendet që janë shprehur të interesuara për t’u integruar me perëndimin./Telegrafi/