Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Maqedoni, për vitin shkollor 2017/18 siguron gjithsej 35.909 vende për nxënës, edhe atë 25.127 në gjuhën maqedonase, 9.830 në gjuhën shqipe, 918 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga viti shkollor 2017/18 në shkollat e mesme në Maqedoni do të zbatohen programe nga Cambridge International Examinations në lëndët e matematikës, biologjisë, fizikës dhe kimisë.
Sipas MASH, në shkollën e mesme të gjimnazit – drejtimin e matematikës, theksi do të vendoset në të mësuarit e zgjeruar të matematikës në kombinim A me pesë orë në javë.
Paraqitje dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të bëhet më 24 gusht 2017, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të shpallen më 25 gusht 2017.
Ndërsa shkollat të cilat nuk do t’i plotësojnë vendet e nxënësve në afatin e parë, do të vazhdojnë me regjistrimin e nxënësve më 31 gusht 2017./Telegrafi/