Krijimi i politikave arsimore, analizuar nga këndvështrimi i politikave të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesëm mbetet i pandryshuar tani e shumë vite, pa përjashtuar këtu krahasimet mes viti të kaluar dhe këtij viti, shkruan gazeta KOHA. Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin 2018/2019 është thuajse një “copy paste” i konkursit të një viti më parë, me përjashtime shumë të vogla dhe krejtësisht periferike, të cilat nuk prekin as esencën dhe as filozofinë edhe ashtu të vjetërsuar të mënyrës së regjistrimit të nxënësve në arsimin e mesme.
Nga viti 2017 sikurse dihet në Maqedoni arsimi i mesëm është i obliguar me Ligj, ndërsa edhe përkundër kësaj regjistrimi bëhet sipas kritereve identike të regjistrimit të nxënësve para se ky nivel shkollimi të jetë i obligueshëm. Pra, me Konkurs dhe me testime kualifikuese për nxënësit me pikë të barabarta në shkolla ku numri i kandidatëve është më i madh se numri i vendeve të caktuara me Konkurs.
Përveç kësaj, MASH vazhdon edhe më tej me politika të dyfishta, të cilat e mbajnë të lidhur me të kaluarën diskriminuese të regjistrimit dhe përgjithësisht krijimit të politikave arsimore. Edhe në Konkursin e shpallur ditë më parë, nga ana e MASH-it nuk mungon fryma e dhënies së mundësive më të mëdha për paralelet me mësim në gjuhën maqedonase dhe më pakësim it të atyre mundësive për nxënësit shqiptarë. Konkretisht nga mbi 32 për qind sa është numri i gjysmëmaturantëve shqiptarë, me Konkursin për regjistrimin në shkollat e mesme, për paralelet e mesme me mësim në gjuhën shqipe ofrohen 28.6 për qind e atyre vendeve.
Ndërkaq, për rreth 64 për qind të gjysmë maturantëve maqedonas ofrohen 68.4 për qind e vendeve. Vendet e mbetura janë për paralelet me mësim në gjuhën turke dhe serbe. Në 103 shkollat e rregullta publike në Maqedoni, të karakterit komunal dhe shtetërore, sipas Konkursit të këtij viti do të këtë 35.088 vende të shpërndara në 1.032 paralele. Këtu nuk llogariten shkollat speciale , piksure është Akademia e Sportit (për të cilën do të ketë Konkurs special) dhe katër shkollat speciale për nxënësit me nevoja të veçanta, tre prej të cilave janë në Shkup dhe nj në Shtip. Te të katër shkollat speciale të nxënësve me nevoja të posaçme mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa në maqedonisht janë pjesa dërmuese edhe e paraleleve të Akademisë së Sportit. Pra, janë ende më të forta gjasat për thellimin e hendekut mes ofertës që bën MASH-i për paralelet sipas gjuhëve në të cilat zhvillohet mësimi, ose ende më shuam do të rritet mundësia për shkollim në gjuhën maqedonase dhe ende më tepër do të zvogëlohet kjo mundësi për shkollim në gjuhën shqipe.
Pabarazia në ofertë do të thotë politika të pabarabarta ose mungesa e barazisë në mundësitë që krijon shteti për shkollim në nivelin e mesëm. Pa hyrë në detajet e cilësisë dhe nevojave të tregut të punës viza-vijë llojit dhe drejtimeve që jepen për regjistrim të nxënësve (çdo herë të krahasuar sipas gjuhës në të cilën ndahen paralelet) ndarja jo e drejt e paraleleve me Konkursin e regjistrimit është mese i dukshëm edhe në numra. Kështu, nga 1.032 paralelet që janë planifikuar të formohen në vitin shkollor 2017/2018, në gjuhën maqedonase janë 706 paralele ose 68.4 për qind, në gjuhën shqipe janë planifikuar 296 paralele ose 28.6 për qind, në gjuhën turke 29 paralel ose 2.8 për qind dhe në gjuhën serbe i paralele ose 0.7 për qind.
Ka të paktën 20 vjet që paralele me mësim në gjuhën serbe nuk është formuar asnjëherë e megjithatë MASH vazhdon të mos e largon nga Konkursi ashtu sikurse ka shumë paralele maqedonase që nuk formohen asnjëherë në vendbanimet shqiptarë por që MASH nuk i heq nga konkursi për asnjë vit./koha.mk/