Site icon Telegrafi

Konkursi i MASH-it në gjuhën shqipe ka gabime (Foto)

Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë ka shpallur konkurs për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2016/2017, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konkursi mund të gjendet në faqen zyratëre të MASH-it, megjithatë në faqen 55 të tij, haset një ngatërresë datash dhe muajsh, që mund të ngatërrojë kandidatët, pikërisht te afatet e paraqitjes dhe regjistrimit të tyre.

Në parakrafin e dytë thuhet:

Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e regjistrimit të qershorit realizohet më 28 dhe 29 qershor 2016, ndërsa rezulatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 30 qershor 2016.

Ndërkaq, në paragrafim e katërt thuhet:

Paraqitja e dytë nga afati për regjistrim i qershorit do të realizohet në 4 qershor 2016, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 6 korrik 2016.

Nga këto citime, vërehet qartë se ka një ngatërresë, të cilën ministria duhet ta përmirësojë, pra ta tërheqë njoftimin dhe ta ri-publikojë. Edhe paragrafi 3 duket i paqartë në aspekt datash./Telegrafi/

Exit mobile version