Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me kryetarët e komisioneve parlamentare Fatmire Kollçaku, Driton Selmanaj dhe Rasim Demiri, ndërsa u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës.
Në takim u diskutua lidhur publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura, për të cilat Kuvendi shpall konkursin dhe bën përzgjedhjen e kandidatëve.
Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës. /Telegrafi/